16.8 C
Skopje

Rrjedhin çezmat e ujit në shtëpitë e haraçinasve, banorët shprehen te kënaqur dhe të lumtur

Komuna e Haraçinës tashmë do të ketë ujë për përdorim pas një periudhe të gjatë kohore. Nga komuna e Haraçinës thonë se falë bashkëpunimit me komunën Ejup Sulltan të Turqisë, u realizua ky projekt dhe njofton qytetarët që të kenë kujdes pasi po bëhen provat e para të ujësjellësit.

“Ujësjellësi ose cezmat në komunë tonë në shtëpitë tona filluan të rrjedhin. Problemi i kahmotshëm i ujit të pijshëm në vendbanimin tonë, siç e dini daton prej shumë kohësh, katër vitet e fundit edhe një pikë ujë nuk rrjedhi në shtëpitë tona, kjo ishte sepse pompat edhe elektrika ishte problem shumë i madh dhe i pa përballueshëm financiarisht për komunën tonë” – tha Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.

“Mos harroni që në këtë ndihmë dhe shërbim që e kemi bërë aq sa e kemi bërë me dëshirë,  e kemi obligim të ndihmojmë njëri tjetrin” – u shpreh Kryetari i Komunës Ejup Sulltan në Turqi, Denis Koken.

Në përurimin e ujësjellësit zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tregoi vlerën e bashkëpunimeve mes vendit  dhe shteteve tjera, të cilat shërbejnë në realizimin e projekteve.

“Këto janë bashkëpunime të cilat i bënë ose  shteti ose komuna dhe ndihmojnë njëri tjetrin në projekte që janë në interes të qytetarëve  të R. së Turqisë ka ndihmuar shumë RMV-në dhe ka qenë mbështetëse e madhe, qoftë në ecurinë e saj drejt anëtarësimit të saj në NATO, qoftë në zhvillimin ekonomik” – tha Zv.Kryeministri i Parë i Qeverisë, Artan Grubi.

Qyetatëret shprehen të kënaqur  që më në fund do të kenë ujë në shtëpitë e tyre, ata  thonë që kanë vuajtur mjaftë me mungesë të ujit  dhe shpresojnë që pë një periudhë të shkurtër do të kenë edhe ujë të pijshëm.

“Mendoj se shiu kur bie, gjelbëron tokën, fushat, malet  dhe këta gjelbëruan zemrat e 25 mijë banorëve dhe besoj që do të jetë mirë. Jo që besoj, por jam i bindur”.

“Inshallah kemi fatin me qenë të lumtur, kemi vuajtur mjaftë por  tash mirë është” – thanë disa qytetarë të intervistuar.

Krytari i komunës së Haraçinës me këtë rast ndau mirënjohje për kontribuesit e këtij projekti.