20/05/2025

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga kolegët ministra nga kabineti Qeveritarë dhe drejtori i rrugëve, Ejup Rrustemi kanë promovuar rikonstruimin dhe zgjërimin e rrugës Shkup-Bllacë

Grubi para mediave tha se brenda periudhës sa janë në Qeveri kanë bërë revulucion të paparë në infrastrukturë e cila sipas tij, dëshmohet edhe nga vet kompanitë e angazhuara, raporton indeks.mk

Deklaron se është në përfundim e sipër edhe 2 kilometërshi i parë i autostradës dhe pritet që brenda javësh të nis procedura tenderuese për 10 kilometërshin e mbetur.

“Në përfundim është edhe dy kilometërshi i famshëm i autostradës Shkup-Bllacë i cili brenda javës gjithashtu do të duhet që të kryhen punimet dhe të vijohet edhe me shpalljen për 10 kilometërshin e ardhëshëm. Një revulucion të paparë ka bërë kjo Qeveri në këto tre vite e gjysmë, gati katër në infrastrukturë dhe kjo po dëshmohet edhe nga kompanitë e ndërtimit edhe nga autoritetet vendore edhe nga mediat po edhe nga qytetarët. Andaj, dua të falemderoj shumë edhe ministrin e transportit dhe lidhjeve, po edhe drejtorin e rrugëve dhe ti përgëzoj për punën e bërë”, tha mes tjerash Grubi./indeks.mk/