Një punëtor në një fabrikë në Kumanovë ka ndërruar jetë dje nga lëndimet e shkaktuara nga goditja elektrike, ka thënë MPB-ja e Kumanovës, ku është raportuar për rastin.
Punëtori është dërguar në spitalin e Kumanovës, por aty konstatohet se ka vdekur.
Prokurori publik, eksperti dhe ekipi nga SPB Kumanovë kanë kryer këqyrje të vendit të ngjarjes. Sipas udhëzimit të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.(INA)