Një goditje precize nga një raketë hipersonike ruse Kinzhal ka shkatërruar një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot në Kiev, njoftoi të martën Ministria e Mbrojtjes në Moskë.
Ushtria ruse nuk dha detaje të tjera rreth sulmit, ku është hera e parë që Moska pretendonte se kishte goditur sistemin me rreze të gjatë me të cilën Ukraina është furnizuar nga mbështetësit e saj perëndimorë.
Kievi raportoi se i kishte rezistuar një sulmi masiv raketor nga forcat ruse të hënën mbrëma. Ushtria ukrainase pretendoi se kishte kapur gjashtë raketa Kinzhal, përveç caqeve të tjera ajrore.
Ministria ruse konfirmoi sulmin në një konferencë ditore të martën, duke deklaruar se kishte përdorur armë precize me rreze të gjatë për të goditur objektivat ushtarake, duke përfshirë ” pozicionet e trupave ukrainase dhe vendet e magazinimit të municioneve, armëve dhe pajisjeve ushtarake të dorëzuara nga vendet perëndimore”.