11/12/2024

Nënkryetari i degës së BDI-së nga Gostivari, Veton Sadiku, degë nga e cila vjen edhe kandidati për kryeministrin e parë Shqiptar Talat Xhaferi ka shkruar rreth datës historike që pritet të shkruhet në historinë e shqiptarëve.

Ai thotë se kryeministri i parë shqiptar po vjen dhe vet ideja se ai po vjen, po bën që shumë të tmerrohen nga ky fakt dhe gjithe reagimet janë të pamëshirshme kryesisht nga qarqet që deri dje menduan dhe ushqyen të menduarit në këtë aspekt se vetem disa sosh kanë të drejtën eksluzive dhe privilegjin që të udheheqin shtetin.

Sipas Sadikut, edhe më të rëndesishme këtë datë e bën edhe vetë emri i atij që pritet të vijë në këtë pozitë, Talat Xhaferi, simbolika e kësaj cështje është e rëndësisë së veçantë shkaku i vetë personalitetit në fjalë dhe gjithë veprimtarisë së tij ndër vite si njeriu i cili gjithmonë trasoi i pari rrugët nga ku nuk kishte shkelur këmba e shqiptarit në këtë shtet.

Sadiku thotë se ata që popullin shqiptar shihnin me syrin e përbuzjes, inatit, mosvlerësimit dhe na diskriminonin edhe në endrrat e tyre më të këqija nuk e kanë parë të vijë kjo ditë, por ja që dikush shtroi udhën për t’ju afruar kësaj dite, duke mos tentuar të thurr lavde ndaj atij që realisht është më meritori për këtë që po vjen pasiqë besoni ai s’ka nevojë që ti thurrim lavde e fjalë vlerësuese.

Statusi i plotë:

Kryeministri i parë shqiptar po vjen dhe vet ideja se ai po vjen, po bën që shumë të tmerrohen nga ky fakt dhe gjithe reagimet janë të pamëshirshme kryesisht nga qarqet që deri dje menduan dhe ushqyen të menduarit në këtë aspekt se vetem disa sosh kanë të drejtën eksluzive dhe privilegjin që të udheheqin shtetin duke mbajtur peng pozitat kryesore shtetërore dhe duke u munduar t’i blindojnë ato pozicione me lloj lloj paradigmash se si vetëm ato janë të destinuar dhe të bërë për udhëheqje, ndërsa pjesa tjetër e popullatës të llogariten si me qenë popullatë e kategorisë së dytë që na shihnin me syrin e përbuzjes, inatit, mosvlerësimit dhe na diskriminonin drejtëpërdrejtë duke mos menduar asnjëherë se do afrojë kjo ditë që po afron.
Më besoni edhe në endrrat e tyre më të këqija nuk e kanë parë të vijë kjo ditë, por ja që dikush shtroi udhën për t’ju afruar kësaj dite, duke mos tentuar të thurr lavde ndaj atij që realisht është më meritori për këtë që po vjen pasiqë besoni ai s’ka nevojë që ti thurrim lavde e fjalë vlerësuese sepse ai është burri i veprave dhe jo i fjalëve dhe veprat e tij flasin më shumë se çdo fjalë që mund t’ja thurrim ne!
Edhe më të rëndesishme e bën këtë datë edhe vetë emri i atij që pritet të vijë në këtë pozitë, Talat Xhaferi, simbolika e kësaj cështje është e rëndësisë së veçantë shkaku i vetë personalitetit në fjalë dhe gjithë veprimtarisë së tij ndër vite si njeriu i cili gjithmonë trasoi i pari rrugët nga ku nuk kishte shkelur këmba e shqiptarit në këtë shtet, duke filluar nga Ministria e Mbrojtjes ku ishte shqiptari i par që udhëhoqi me këtë ministri, duke kaluar në krye të Kuvendit shtetëror poashtu si shqiptari i parë në krye të institucionit ligjvënës dhe i shpallur si kryetari më i suksesshëm i kuvendit për 2 mandate sa ishte në krye të tij, duke vazhduar më tej për tu propozuar si kryeministër i ardhshëm duke trasuar rrugën që gjithmonë do të garantojë pjesëmarrje të shqiptarëve në gjithë këto rrugë të pashkelura më parë dhe duke dëshmuar mbi të gjitha profesionalizëm, punë të drejtë dhe të ndershme, duke mos anashkaluar asnjë etnicitet që jetojnë në shtetin tonë, duke marrë lëvdata dhe vlersime pozitive ndërkombëtare, duke mos devijuar asnjëher nga rruga prej ku e filloi dhe duke ju ndenjur gjithmonë përkrah vet atyre që i besuan dhe e deleguan aty ku është, pasiqë edhe ata e dinin se kush, si dhe për çka është i pregaditur, për këtë mund t’ju vërtetojnë të gjithë ato qytetarë që janë nje numër bukur i madh të cilët sa herë u gjindën në ndonjë hall apo nevojë hapën telefonin dhe kërkuan ndihmën e tij dhe ishte ai që nuk hezitoi asnjëherë për t’ju dalë në ndihmë gjithsecilit prej nesh që patëm nevojë e mbi të gjitha duke mos e bërë kurrë fjalën dysh njejtë siç veprojnë burreshtetasit e vërtetë dhe duke ngritur në piedestal se shqiptarët munden dhe dinë të veprojnë drejtë dhe nuk dehen nga pushteti sado i madh të jetë ai, se meritojnë të udhëheqin me dikastere të rëndesishme por edhe çe besa duke ju qëndruar stoik dhe përballë të gjithë atyre që tentuan të mos respektojnë këto parime që i reflekton ky njeri gjatë gjithë kohës e jo rastësisht gjatë 20 viteve karierë politike që ka nuk ja bën dot kush me gisht për asgjë negative. E për fund , duke ua njohur natyrën dhe mënyrën e të menduarit të gjithë atyre që luftuan në të gjitha drejtimet e mundshme që kjo gjë të mos realizohej vetëm e vetëm për t’jua vërtetuar edhe njëher të gjitha ato që përmenda më lartë ju tregoni që tashmë ai po vjen!
Le ta shofim si një ditë feste që po afron… 🎊
Të bashkangjitura fotografi nga fillimi i fushatës së FRBDI Gostivar me të cilët besuam që nga fillimi në këtë ide! 🤗💙