Gazetari nga Shkupi, Furkan Saliu nëpërmes një shkrimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka vlerësuar lartë organizimin e fundit që Ministria e Punëve të Jashtme “Prespa Forum Dialogue”, e organizoi në Ohër për të shënuar katër vjetorin e Marrëveshjes së Prespës.
Saliu ka thënë se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë fytyra dhe përfaqësues të lartë nga të gjitha shtetet po edhe nga Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Saliut, marrëveshja e Prespës përpos anëtarësimit në NATO, e ndryshoi edhe fotografinë e komplet shtetit.
Për më tepër, ai ka bërë një krahasim.
Reagimi i plotë:
Fytyra të larta politike të përgjigjen në ftesat që u dërgohen vetëm nëse të respektojnë si shtet.
Kryeministra, President, përfaqësues të lartë nga BE dhe SHBA… #PrespaForumDialogue 👏👏👏
Shyqyr që diçka pozitive po ndodh në këtë shtet.
Vetëm paramendoni se ku ishim 6,7 vjet më parë… Kuba, Bolivi, totalisht të izoluar, Ministri i punëve të jashtme udhëtonte vetëm në Budapest, Beograd dhe Vjenë.
Marrëveshja e Prespës, përveç se na anëtarësoi në NATO, e ndryshoi edhe fotografinë e këtij shteti karshi botës dhe ky moment duhet të shfrytëzohet.