24/06/2024

Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker ka folur së fundmi për mediat për kujdesin që ka treguar ndër vite për pamjen e saj.

Ndonëse ka provuar trajtime të ndryshme, si shtrëngimi i lëkurës me ultratinguj dhe ‘peeling glikolik’, ajo pretendon se kurrë nuk ka përdorur ‘botoks’ për të shtrënguar fytyrën e saj.

“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë dhe nuk jam kundër që dikush të bëjë çfarë dëshiron. Thjesht nuk është diçka që unë zgjedh të bëj. Gjithashtu, unë jam një aktore që duhet t’i lëviz vetullat e mia. Kam për qëllim të ndaj emocionet dhe të komunikoj me fytyrën time, e cila duhet të lëvizë për mua”, u shpreh 58-vjeçarja.

Sarah tregon se nuk shpenzon shuma të mëdha për kujdesin e fytyrës dhe përdor kremin e ditës me faktor mbrojtës, e nganjëherë përdor serum dhe krem nate.

Ndërkohë për qëndrimin në formë, qëndrimit në formë, Parker deklaroi se dikur merrej me balet, por tani ecën shumë dhe preferon të ngjitet në shtëpinë e saj nga shkallët sesa ta përdorë ashensorin.

Kur seriali “And Just Like That…” u njoftua në vitin 2021, aktorja në një intervistë për “Vogue” për gratë dhe plakjen dhe diskursin e pashmangshëm, që vjen me këtë realitet tha, “Unë e di se si dukem. Unë nuk kam zgjidhje. Çfarë do të bëj për këtë? Të ndaloj plakjen? Të zhduket?”.

“Unë nuk mendoj vërtet për moshën time, nuk e shoh si diçka për t’u shqetësuar. Nuk e di nëse është mohim apo thjesht nuk dua të përballem me realitetin. Unë nuk e shoh qëllimin të përpiqem të pezulloj kohën. Sigurisht, herë pas here kujdesem për pamjen time dhe dua të dukem e paraqitshme kur është e përshtatshme. Por në çdo rast, unë me të vërtetë nuk mund të bëj shumë për atë që njerëzit mendojnë për pamjen time”, tha aktroja për “Vogue France”.