Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka cilësuar të rëndësishëm dhe të drejtë vendimin e Turqisë, e cila e ratifikoi në parlament, anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Ai ka thënë se pret që tani Suedia të jetë në gjendje të antarësohet zyrtarisht në NATO.
“Vendimi i sotëm i Parlamentit turk për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO është i rëndësishëm dhe i drejtë. Ajo forcon aleancën tonë. Ne presim që Suedia tani do të jetë në gjendje të anëtarësohet zyrtarisht në Aleancën Atlantike shumë shpejt”, ka shkruar Scholz në platformën X./21Media