Aktori i njohur hollivudian Arnold Schwarzenegger 76 vjeç është ndaluar sot në aeroportin e Mynihut pasi nuk ka deklaruar në doganë orën e shtrenjtë “Audemars Piguet”, për të cilën është dashur të paguajë një gjobë prej 35.000 euro, pas së cilës është liruar.
Sipas disa portaleve gjermane, doganierët gjetën një orë luksoze në valixhen e Schwarzenegger-it, e cila mbërriti me një fluturim nga Los Angeles, dhe më pas zyrtarët e doganës e ndanë atë nga ana dhe e mbajtën në aeroport për tre orë, sipas Bild.
Gazeta gjermane shton se Schwarzenegger-i është dashur të paguajë gjysmën e gjobës me para në dorë, por duke qenë se nuk kishte me vete 17 mijë e 500 euro, zyrtarët e aeroportit e kanë shoqëruar në bankë për të tërhequr paratë, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar me kartë.