11/12/2024

Pas seancës së parë të cilën e ka drejtuar kryeministri Talat Xhaferi, Zëvendës kryeministër i Qeverisë u zgjodh Artan Grubi.

Ashtu si deri më tani, me sinqeritet dhe përkushtim do të jap maksimumin tim në shërbim të qytetarëve të vendit, duke dëgjuar gjithmonë zërin e tyre për të çuar përpara proceset jetike të reformimit europian dhe zhvillimit progresiv të vendit, ka shkruar mes tjerash Grubi.

Postimi i plotë:

Mbajtëm sot seancën e parë konstituive qeveritare nën kryesimin e Kryeministrit të parë shqiptar, z.Talat Xhaferi, në të cilën u rizgjodha Zëvendëskryeministër i Qeverisë. Ashtu si deri më tani, me sinqeritet dhe përkushtim do të jap maksimumin tim në shërbim të qytetarëve të vendit, duke dëgjuar gjithmonë zërin e tyre për të çuar përpara proceset jetike të reformimit europian dhe zhvillimit progresiv të vendit. Rruga drejt Europës është misioni ynë! Bashkë do t’ia dalim!

https://www.facebook.com/photo?fbid=931960114960174&set=pcb.931960241626828