03/11/2024

Për partitë në pushtet LSDM, BDI, ASH dhe të tjerat e koalicionit qeveritar seanca për ndryshimet kushtetuese është mundësia e fundit që opozitarja VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski në vend të izolimit të vendit të zgjedhin integrimin në Bashkimin Evropian (BE), shkruan Indeks.mk

Në një vijë me partitë progresive me prefiks pro-evropian janë edhe partnerët strategjik dhe vendet mike të Maqedonisë së Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vendet me të fuqishme të BE-së, por edhe shtetet fqinjë.

“Nuk Ka Më Vend Për Mickoskin Dhe Manipulimet E Tij. Seanca Për Ndryshimet Kushtetuese Do Të Tregojë Nëse Mickoski Dhe VMRO-DPMNE Janë Pro Apo Përfundimisht Mbeten Kundër BE-Së. Me Shumë Lehtësi, Mickoski Thotë Se Është I Gatshëm Ta Bllokojë Të Ardhmen Evropiane Të Qytetarëve Të Vendit, Ashtu Si Gruevski”, Thonë Nga LSDM-Ja, Përcjell Indeks.Mk

Për qëllime personale, thuhet më tej në komunikatën e socialdemokratëve, Mickoski është kundër një jete më të mirë dhe kundër objektivit strategjik të anëtarësimit në BE.

“Seanca Është Mundësia E Fundit Që Mickoski Të Tregojë Nëse Ka Zgjedhur Integrimin Në BE Apo Izolimin, I Ulur Në Prehrin E “Levica”. Nëse Zgjedh “Levicën” Dhe Bllokun Anti-Evropian, Mickoski Qëndron Hapur Kundër Maqedonisë Së Veriut, Kundër Interesave Të Larta Kombëtare Dhe Shtetërore Të Shtetit”, Nënvizon LSDM.

Edhe BDI konsideron se seanca për ndryshimet kushtetuese do të jetë përcaktuese për të ardhmen europiane të vendit tonë, thuhet në kumtesën e integristëve.

“Rrjedhimisht, BDI Apelon Tek Të Gjithë Deputetët Që Të Reflektojnë Mbi Rëndësinë E Detyrës Së Tyre Historike Që Vendi Të Ecë Përpara Sepse Ndryshimet Kushtetuese Janë Hap Vendimtar Për Vazhdimin E Negociatave Tona Integruese Europiane. Manipulimeve Të Opinionit Nga Forca Të Ndryshme Destruktive Ju Ka Ardhur Fundi Pasi BDI Si Parti Serioze Me Orientim Pro-Amerikano-Europian Ju Vendosi Në Dispozicion Të Gjitha Opsionet E Mundshme, Vetëm Që Mos Të Bllokohet Procesi Euro-Integrues I Vendit”, Thonë Nga BDI, Përcjell Indeks.Mk

BDI edhe njëherë ka bë thirrje deri tek partitë politike parlamentare dhe vetë deputetët të lënë anësh inatet personale dhe interesat partiake, të mos tentojnë të bllokojnë por të vendosin si prioritet të ardhmen europiane të qytetarëve.

Edhe Në Takimin E Djeshëm Të Kryeministrit – Dimitar Kovaçevski Me Ambasadoren Amerikane Në Vend – Angela Aggeler Është Biseduar Mes-Tjerash Edhe Për Ndryshimet Kushtetuese.
“Na Presin Vendime Të Guximshme Dhe Të Vështira, Të 120 Deputetët Duhet Të Tregojnë Sjellje Shtetërore, Të Jenë Në Lartësinë E Detyrës Dhe Të Marrin Një Vendim Që Do Të Mundësojë Një Të Ardhme Më Të Mirë, Për Brezat E Ardhshëm, Për Ne, Për Fëmijët Tanë. Deputetët Janë Në Radhë Të Parë Përfaqësues Të Qytetarëve Dhe Qytetarët Duan Të Jetojnë Në BE”, Njoftoi Kryeministri Pas Takimit, Përcjell Indeks.Mk

Në anën tjetër, shkurtimisht, qartë dhe pa mëdyshje, ambasadorja amerikane Angela Ageler, edhe në një intervistë për Tv Kanal 5, deklaroi se një kuadër më i mirë për negociata nuk është i mundur dhe se pretendimet se dikush mund të rinegociojë marrëveshjen dhe se një marrëveshje më e mirë është e mundur janë lajme të rreme.

“Është Lajm I Rremë Se Dikush Mund Të Rinegociojë Marrëveshjen E Arritur Verën E Kaluar. Është Lajm I Rremë. Është Gjithashtu Një Lajm I Rremë Se Është E Mundur Një Marrëveshje Më E Mirë Që Ne Ende Nuk E Kemi Zbuluar”, Tha Ambasadorja Amerikan, Përcjell Indeks.Mk