13/07/2024

Teksa Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken këtë fundjavë do të vizitojë Lindjen e Mesme dhe do të zhvillojë takime diplomatike lidhur me situatën në rajon, transmeton Anadolu.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit amerikan të Shtetit, kanë informuar rreth vizitës që Blinken do të kryejë në fundjavë.

Sipas kësaj, Blinken do të zhvillojë takime të ndryshme me palët në kuadrin e vlerësimeve lidhur me situatën në rajon pas përfundimit të konflikteve në Gaza, mënyrën se si do të menaxhohet Gaza në këtë proces, dërgimin e ndihmave humanitare për Palestinezët dhe njohjen e mundshme të një shteti të pavarur palestinez.

Që nga 7 tetori i vitit të kaluar e deri më tani Blinken ka vizituar rajonin 4 herë, ndërkohë detajet e vizitës së re priten të njoftohen nga Departamenti amerikan i Shtetit në ditët e ardhshme.