25/02/2024

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, par kuvendit të thirrur prej tij, tha se kryetari aktual i partisë, Arben Taravari është shkarkuar me procedurë të rregullt me dy të tretat e kuvendarëve.

“E pritëm kryetarin gjatë, por ai nuk erdhi. Ne nuk mund ta lemë partinë që të jetë objekt i dëshirave personale. Pasi propozova rendin, u mor iniciativa për shkarkimin e kryetarit të partisë dhe nga prezenca e 108  anëtarëve të kuvendit me 106 pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, u mor iniciativa e shkarkimit të partisë që është 2 e 3 delegatëve të kuvendit.”- tha Sela.