8.8 C
Skopje

Sela kundër Ramës: Më pengon…!?

Kreu i opozitës shqiptare, Ziadin Sela nëpërmes një konference për shtyp ka folur kundër kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe ndihmës që ky i fundit po tenton ti japë Maqedonisë për integrim në Bashkimin Evropian dhe kalimin e problemit me Bullgarinë.

Sipas Selës, Rama po rrezikon marëdhënijet e shtetit shqiptarë për ti ndihmuar Maqedonisë.

“Më pengon ky fakt që Rama ti prish raportet e Shqipërisë duke bërë avokatin tonë”, tha Sela.

Kujtojmë, javë më parë kryeministri Rama ishte në Ohër së bashku me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazeviq dhe takuan kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, person ky për të cilin Rama foli fjalë shuëm të mëdha.