Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka folur para mediave para mbledhjes së sotme të Kuvendit të partisë që mbahet në Shkup.
Sela theksoi se është ftuar edhe Arben Taravari dhe pret që të vijë për të raportuar për vendimet e tij.
Sela tha se do të diskutohet për dy pika në mbledhjen e sotme të partisë.
I pyetur nëse mund të shkarkohet Taravari nga pozita e kryetarit të partisë, ai tha se këtë e vendos kuvendi.