16.8 C
Skopje

Sela mbron Levicën akuzon Zejdin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një prononcim para mediave ka mbrojtur koalicionin me Levicën nën arsyetimin se ata janë parti e vogël me vetëm dy deputet, kurse nga ana tjetër deklaratën e deputetit Skender Rexhepi-Zejd e ka cilësuar si të pabazë dhe gënjeshtër.

Në pyetjen drejtuar Selës se vallë për Aleancën për Shqiptarët nuk janë problematike nënshkrimet e Levicës dhe koalicioni me ta, ai dha këtë përgjigje:

“Nuk do të kisha dashur tani të flasë për ta, kjo është e gjitha një punë që po udhëhiqet nga PR-i i BDI-së.Hajde ta themi të vërtetën po flasim për një parti politike që tani është formuar dhe ka vetëm dy deputetë”, ka thënë Sela.