09/12/2024

Kreu i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin ka deklaruar se dorëheqja e tij pas zgjedhjeve për Këshillin e Tetovës, nuk ka qenë si pasojë e rezultatit të dobët në zgjedhje, por për shkak të Gostivarit.

“Në qoftë se keni parasysh periudhën që ndodhi pasi unë jam zgjedhur kryetar partie për së dyti. Edhe për këtë moment unë e kam ulur si mik dhe i kam thënë, Arben unë nuk e kam ndërmend të garoj prap për kryetar partie. kam pritur fillimisht të mbarojë procedura e rianëtarësimit dhe i kam thënë ‘bëhu gati sepse opsion ti do jesh’. Ai më ka thirrur pas 10 ditësh e më ka thënë se ‘në qoftë se bëhet një gjë e tillë, ne partia na ndahet në dysh, kështu që ti patjetër duhet të dalësh të garosh’. Ndërkohë që njerëzit që i kishte në komunë, vazhdonin bënin anti-kampanjë kundër meje si kryetar partie”, tha mes tjerash Ziadin Sela./tvklan.mk