6.8 C
Skopje

Sela, Taravari apo të dy bashkë do të bartin përgjegjësi për fiaskon zgjedhore të Aleancës?

Pas fiaskos në zgjedhjet e fundit lokale të Aleancës për Shqiptarët, po bëhen të fuqishme zërat brenda strukturave partiake të këtij subjekti politik dhe çdo ditë e më shumë po kërkohet përgjegjësi nga kreu i partisë Zijadin Sela dhe sekretari i saj gjeneral Arben Taravari.

Parashtrohet pyetja se a do të bartin Sela ose Taravari përgjegjësi për dështimin në zgjedhjet e fundit lokale apo të dy bashkë. Përgjigjen e kësaj pyetjeve sipas sekretarit gjeneral të ASH-së Arben Taravari opinioni do ta merr në Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti politik të paraparë më 25 Dhjetor 2021.

Në emisionin “Click Plus” në TV21 reagimet e aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët i konfirmoi edhe sekretari gjeneral i ASH-së, z. Arben Taravari duke thënë se përgjegjësi patjetër të ketë duke filluar edhe nga vetë ai si sekretar gjeneral.

“Unë flas si sekretar gjeneral, po Gostivarin e fituam por si sekretar gjeneral kam përgjegjësi edhe për Kërçovën, edhe për Tetovën, edhe për Çairin”. – është shprehur Taravari.

Në rast se edhe për këtë fiasko në zgjedhjet lokale askush nga krerët e Aleancës për Shqiptarët nuk jep përgjegjësi, Aleanca për Shqiptarët do të shkelë mbi idealin për të cilin u shkëputën nga PDSH-ja.