11/12/2024

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në Debat Plus me Ermal Pandurin që transmetohet në Klan Maqedoni, ka folur për vendimin e gjykatës që vulat ti përdorë ASH-ja që drejton ai.

Sipas, tij vendimi është sjellë dhe për të njëjtin është njoftuar nga avokati i angazhuar.

“Dokumentin se kam parë akoma, por jam njoftuar nga avokati, vendimin e shoh të vonuar, vendimi është dashur të sillet me kohë. është vendim i drejtë dhe se i njëjti e ka kthyer partinë aty ku përket. Shumë njerëz më kanë thënë se ti je vet vula e ASH-së”, tha Sela.