“Në politikë veprohet me mjetet politike që ke në dispozicion sot, dhe jo para dy viteve, ose para pesë muajve. Sot kemi në dispozicion këto mjete dhe ne i kemi menduar mirë hapat tonë politik, kemi menduar se cili është momenti politik dhe kemi marrë vendimin e koalicionimit me shumë parti të tjera politike, pra me Frontin Evropian. Të fundit ndër aktorët politik që morëm vendimin për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni, dhe duke marrë parasysh edhe udhëkryqin apo momentin politik në të cilin ndodhemi jo vetëm Maqedonia e Veriut por edhe rajoni.
Nëse ne konstatojmë se rajoni nuk ka asnjë rrezik në aspektin e sigurisë atëherë mund të merremi me këto politikat ditore. Kuptohet se Maqedonia duke qenë anëtare e NATO-s është vend i sigurtë, por është edhe vendi i parë, apo fronti i parë që do të ballafaqohet nëse nodh ndonjë konflikt mes NATO-s dhe Rusisë.”, tha Sela./tvklan.mk/