20/07/2024

Analisti politik, Sefer Selimi në profilin e tij në Facebook shkruan se pavarësisht polarizimin politik në vend, deklaratat e presidentit Aleksandar Vuçiq kanë kundër efekt tek shqiptarët.

Duke aluduar në opozitën shqiptare, Selimi shkruan se të njejtët nuk duhet të bëhen mashë e Vuçiqit për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Statusi i plotë:

E kuptoj nevojën për propagandë partiake dhe polarizimin aktual politik por vërtetë mendoni që Vuçiç nuk e din që deklarata e tij kanë efekt të kundër tek shqiptarët dhe në fakt e dëmton atë që e “lëvdon”? Keni plot argumente përtej Vuçiçit, mos u bëni mashë e tij…