25/06/2024

Senati amerikan ka miratuar një projektligj që përmban 95 miliardë dollarë financim për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe vende të tjera.

Projektligji i mbështetur nga Shtëpia e Bardhë tani do të shkojë për votim në Kongresin e dominuar nga republikanët, ku përballet me kundërshtimin e disa përfaqësuesve republikanë, shkruan Al Jazeera.

Në këtë projektligj janë paraparë 14.1 miliardë dollarë fonde shtesë për Izraelin, legjislacioni përfshin një dispozitë që ndalon Uashingtonin të ndajë çdo fond për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).