11/12/2024

Kreu i kompanisë Qualcomm, Cristiano Amon, ka konfirmuar se seria e ardhshme e telefonave inteligjentë të Samsung, Galaxy S24, do të ketë të dy çipat Snapdragon 8 Gen 3 dhe Exynos 2400.

Duke folur në një konferencë për raportin e fitimeve, ai tha se Qualcomm do të ketë pjesën më të madhe të tregut të serisë Galaxy S24, që do të vijë së shpejti.

Me këtë deklaratë, ai ka konfirmuar raportimet e mëhershme se Galaxy S24 Ultra, do të përdorë ekskluzivisht çipat Snapdragon 8 Gen.

Modeli i Samsung, Galaxy S Ultra, është telefoni me fitimin më të lartë të serisë S dhe që raportet i lidhin njësitë S24 të pajisura me Snapdragon 8 Gen 3 do të shiten në Amerikën e Veriut. Të njëjtat raporte tregojnë se Galaxy S24 dhe S24+ në tregun korean dhe evropian do të jenë të pajisura me Exynos 2400.

Gjithashtu edhe Samsung, ngacmoi të apasionuarit e teknologjisë, duke dhënë detaje se teknologjia ISOCELL Zoom Anyplace e Galaxy S24 Ultra, do të mundësohet nga çipi Snapdragon 8 Gen 3 – një shenjë e fortë për Ultra, se do të vjen me të Amerikës së Veriut si çipin Snapdragon.