-0.2 C
Skopje

Shaqiri dhe Ademi porosi Dimitrievskit: Mos u merr me politik ditore, rregullo dokumentacionin!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka takuar këshilltarët e BDI-së nga Komuna e Kumanovës me të cilët ka diskutuar për një zgjidhje sa më të shpejtë për shkollën e mesme komunale të “Sami Frashëri”, raporton indeks.mk

Shaqiri pas takimit tha se mjetet janë të gatshme për rikonstruimin e shkollës por pop resin planin detal sepse siç tha kryetari Dimitrievski në ministri deri më tani ka dorëzuar vetëm një skicë e cila nuk mjafton për ndarjen e parave.

Ai kërkoi që kryetari Dimitrievski të mos I keqpërdorë fëmijët dhe të kapet për punë e të mos merret me politikë ditore.

Kurse këshilltarja e BDI-së, Arta Memedi Ademi para gazetarëve tha se si grup I këshilltarëve në kordinimet që i bëjnë me partitë e tjera vazhdimisht kanë kërkuar që ti jepet prioritet punës për rikonstruimin e shkollës por sipas sajë komuna nuk e merr me seriozitet këtë çështje.

Ajo i bëri thirrje Maksim Dimitrievskit që të mos merret me punët e Bashkimit Demokratik për Integrim, me organizimet që subjekti në fjalë I bën ssepse në krye të Kumanovës është për ti zgjedhur problemet e qytetarëve e jo për të komentuar dhe bërë politikë me punët e BDI-së./indeks.mk