04/10/2024

Krijimi i kushteve cilësore për arsimimin e fëmijëve tanë është një nga përcaktimet bazë për të cilat angazhohemi si Qeveri dhe si subjekt politik që përfaqësojmë. Për shkak se objektet bashkëkohore, klasat dhe kabinetet e pajisura mirë, tekstet shkollore kreative, mjetet vizuale e kështu me radhë, japin inkurajim për angazhim më të madh dhe përvetësim të sa më shumë njohurive, të cilat, natyrisht, një ditë do të gjejnë aplikimin e tyre dhe çdo individ do ta çojnë në arritjen e synimeve që i vendos para vetes.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në ceremoninë që shënoi përfundimin e projektit për rikonstruimin e shkollës fillore “Forinë” në fshatin Forinë të Gostivarit, ku mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi

„Me buxhet të përgjithshëm prej 8,4 milionë denarë e ndërruam fasadën e objektit të shkollës, me të cilën është përmirësuar dukshëm efikasiteti energjetik dhe me këtë do të kursehen mjete nga buxheti komunal, të cilat shpresoj që pushteti lokal do t`i shfrytëzojë për ndonjë investim tjetër pikërisht në vendbanimin tuaj. Gjithashtu, projekti parashikoi edhe adaptimin e tualeteve për personat me nevoja të veçanta, në mënyrë që të përmirësojmë edhe aksesueshmërinë, gjegjësisht gjithëpërfshirjen e shkollës.”, tha Shaqiri.

Ai theksoi se , buxheti për arsim po rritet vazhdimisht sidomos në fushën e investimeve të mëdha në infrastrukturë. Ai pret, që ky trend të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme kalendarike.

„Mbi një miliard denarë investojmë në baza vjetore, për 3 vitet e fundit. Ndërsa pikërisht këtë vit, shkolla Juaj hyri në programin e investimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe sot kemi një projekt të realizuar plotësisht, për të cilën sinqerisht e përgëzoj dhe ju siguroj se Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të kujdesen për kushte të këtilla për arsim të marrin edhe nxënësit e tjerë në vend, në vendbanime të tjera ku vërehet nevoja për të“, shtoi Ministri.

Kjo shkollë fillore, siç theksoi Shaqiri, është njëri ndër objektet 70 në numër, në të cilat në rrjedhë të këtij viti janë investuar 4.5 milionë euro për aktivitete që në përgjithësi janë orjenuar drejtë përmirësimitë të efiçiencës energjetike dhe aksesueshmërisë për personat me aftësi ndryshe, ndërsa përkrahja është sigurar nga Banka Botërore, e cila financon Projektin për Avancimin e Arsimit Fillor dhe Banka për Zhvillimin e Këshillit të Evropës, e cila financon projektin për ndërtimin e 145 sallave sportive të shkollave dhe rikonstruksionin e objekteve shkollore.

“Me promovimin e sotëm të kushteve të përmirësuara dukshëm në shkollën në Forinë, po filloj axhendën për të vizituar të gjitha shkollat ​​të cilat i kemi rikonstruktuar gjatë këtij viti dhe sigurisht, me drejtuesit e shkollave do të vazhdojmë të diskutojmë për nevojat të cilat janë të domosdoshme që të plotësohen, në radhë të parë në interes për mësimdhënie më cilësore për nxënësit”, tha Shaqiri.

Gjithashtu përveç aktivitetet ndërtimore, ministri potencoi se këtë vit Ministria e Arsimit dhe Shkecës iu përkushtua ndjeshëm dixhitalizimit të procesit edukativo-arsimor, gjegjësisht investoi mjete në modernizimin e IT dhe infrastrukturës së rrjetit në shkollat ​​fillore. U prokuruan kompjuterë të rinj personalë dhe portativë, tabela smartë, skanerë 3D, printera, projektorë, sisteme për ruajtje dhe menaxhimin e të dhënave, dhe të njëjta.

Gjithashtu në mënyr shtesë, u prokuruan mjete të reja mësimore dhe vizuale për kabinetet e lëndëve të shkencave shoqërore si histori dhe gjeografi, ndrësa u siguruan kabinete krejtësisht të reja shkencore në të gjitha shkollat ​​fillore.