Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka mirëpritur vendimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ndërtimin e Konviktit Shtetëror për studentët në qytetin e Tetovës.
Shaqiri në Facebook shkruan se me vendimin e qeverisë, po finalizohet kërkesa dhe puna e MASH-it për këtë konvikt.
Statusi i plotë:
Jam shumë i lumtur që në Qeveri sot votuam vendimin për themelimin e Konviktit studentor Tetovë. E gjithë puna e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për të ardhur në fazën finale, u kurorëzua me vendimin në qeveri për tu rrumbullakësuar procesi.
Le të jetë ky lajm i ditës dhe dua ta pranoj që është një ndër synimet që e kemi arrit me vullnet.