Të gjitha librat janë shpërndarë nëpër shkolla, njoftoi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.
Por nxënësit e klasës së pestë nuk do ta kenë në duart e tyre librin e “Historisë dhe shoqërisë”, pasi që ende nuk ka mbaruar recensioni i librit nga ana e profesorëve universitar, libër i cili u tërhoq vitin e kaluar për shkak të gabimeve.
Shaqiri kërkon që për vitin e ardhshëm shkollor, Byroja që t’i dorëzojë programet më së voni deri në fund të nëntorit, në mënyrë që të arrijnë në kohë librat ashtu sikur që kanë arritur për klasën e tretë.