Në një deklaratë i ftuar në emisionin Klan Debat, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, vuri në dukje se një nga problematikat më të thella në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut është politizimi i arsimit ku një nga shkaqet e ksaj problematike është problemi i decentralizimit të ingerencave dhe ndarja e pushtetit midis pushtetit qëndror dhe atij lokal.
“Me decentarlizimin, me pushtetin lokal që është një debat i hapur, vetëm dallimet që mund t’i marrim me Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, shohim që te ne ka ndarje të pushtetit nëpërmjet pushtetit qendror dhe pushteti lokal. Të gjithë ingerencat e menaxhimit të institucioneve arsimore me ligjin për pushtet lokal bien nga komunat dhe pushteti lokalë. Çdo lloj pushteti lokal emëron dhe shkarkon drejtorët”, tha Shaqiri.
Duke folur për problemet që lidhen me decentralizimin e kompetencave, Ministri Shaqiri ka vënë në dukje se në disa shtete të zhvilluara, modeli i decentralizimit nuk është aq i theksuar sa në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu ai tregoi për situata ku drejtorë me licenca zëvendësohen nga individë pa licenca, duke e cilësuar këtë si një shkelje ligjore, dhe me patjetër duhet ndryshuar forma e emërimit të drejtorëve.
“Ka probleme për decentralizim të ingerencave. Në shtete të zhvilluara dhe vende të caktuara nuk është ky decentarilizim i poltë. Ka zyra rajonale, ka drejtori rajonale të cilët nga ana e pushtetit qendror janë verifikues i procedurave të emërimit të drejtorit. Nuk e mora shembull për ta përmend një komunë të caktuar në vendin tonë unë jam dakord që ka drejtorë në numrin që përmendet janë më shumë me licenca, por ama ka dhe kryetar komune të cilët bindjet e tyre po i realizojnë duke shkarkuar dhe emëruar drejtor të caktuar të cilët, neve tani kur dimë ku është problemin themi nuk do ta përmendim. Por të shkarkohet një drejtor i cili ka licencë dhe të emërohet një drejtor pa licencë për mua është shkelje ligjore. Dhe në këto raste reagimet janë se përgjegjëse është ministria. Plotësisht pajtohen që duhet të ndryshojmë formën dhe mënyrën e emërimit të drejtorëve”, tha Shaqiri.