14/01/2025

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri morri pjesë në Panairin e 16-të të Studimeve në Francë, i cili u dedikohet të rinjëve, të cilët dëshirojnë të fitojnë arsim universitar në Republikën Franceze.

“Një numër i madh i studentëve të ardhshëm janë në kërkim të kualifikimeve të fituara në universitetet e huaja. Zgjedhja e cila varet nga cilësia e arsimit të ofruar dhe interesi për programet studimore. Vizitorët e Panairit me siguri do të dëgjojnë se disa universitete franceze janë renditur lartë në listën e Universitetit të Shangait, dëshmi që flet për cilësinë e lartë arsimore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështet studimet në institucionet e arsimit të lartë të huaj me renome për të cilat ndanë edhe bursa.”, – thuhet në kumtesën e MASH-it.