Nxënësit e fshatit Sellcë të Tetovës do të gëzojnë një objekt të ri shkollor pas miratimit të propozimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në seancën e sotme të qeverisë.
Buxheti për këtë projekt është 750 mijë euro.
Ministri Shaqiri ka njoftuar me kënaqësi se nxënësit e shkollës do të mësojnë së shpejti në një shkollë të re.
Njoftimi i plotë i ministrit Shaqiri:
🤩 Një lajm shumë i bukur sot:
✋️Në seancë qeveritare u votua pro propozimit tim për ndërtimin e një objekti të ri në 🏢SHFK “Rilindja” në fshatin Sellcë në Tetovë.
✍️U siguruan rreth 750.000 euro për ndërtimin e shkollës dhe nxënësit e saj së shpejti do të mësojnë në shkollë të re.
⏳️Së shpejti e zgjedhim operatorin ekonomik dhe gjithçka fillon të bëhet realitet.
👫Nxënës të dashur, a do të rradhitim plot 5 dhe suksese të reja? 🙏