Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se gjatë muajit shtator nxënësit e Vizbegut në Shkup do të mësojnë në shkollën e tyre.
Gjithashtu, Shaqiri ka njoftuar se kjo shkollë e bukur, moderne, në fazën finale ndërtimore dhe me shumë gëzim do i pret nxënësit e parë shumë shpejtë.
Shton se sot kjo shkollë mori dritë jeshile edhe nga Qeveria, njofton indeks.mk.
Për realizimin e këtij projekti, Shaqiri ka thënë se ndjehet tepër i lumtur dhe ka falënderuar në veçanti, zëvendëskryeministrin e parë të vendit, Artan Grubi.
“Shkolla do të filloj me procesin edukativo arsimor duke i ulur në bankat shkollore rreth 300 nxënës, që dukshëm do ta lehtësoj funksionimin e prindërve të kësaj lagjeje të cilët deri tani i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollat tjera në lagjet fqinje. Po, jam krenar që mbaj vulën e shkollës në Vizbeg bashkë me të gjithë shokët qeveritar që ndihmuan këtë proces të vijë deri në finale që nga iniciativa dhe këmbëngulja e vazhdueshme e ZKPM z. Artan Grubi për tu mbaruar ky projekt”, ka shkruar Shaqiri./indeks.mk/