9.8 C
Skopje

Shaqiri:Si të përshpejtohet përparimi në arsim deri në vitin 2030 është tema kryesore e takimit ministror që po mbahet sot dhe nesër në Paris

Në takimin e sotëm iu referova aktiviteteve të ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të siguruar vazhdimësinë e procesit arsimor gjatë pandemisë, ndryshimet që filluan në periudhën e krizës shëndetësore me qëllim të përmirësimit të cilësisë së sistemit arsimor kombëtar. si dhe për planet e ardhshme në lidhje me realizimin e këtij qëllimi.

Takimi përgatitor ministror në Paris përpara Samitit të UNESCO-s për Transformimin e Arsimit i paraprin Samitit të Transformimit të Arsimit, i cili do të mbahet në shtator të këtij viti në selinë e UNESCO-s në Nju Jork, me qëllim mobilizimin e aktorëve kryesor social në çdo vend për të përcaktuar një drejtim të ri për zhvillimin e arsimit.