27/03/2025

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë u plagosën kur një hangar në ndërtim u shemb në afërsi të një aeroporti në Idaho të SHBA-së të mërkurën në mbrëmje, thanë zyrtarët, raporton Anadolu.

Incidenti ndodhi në kryeqytetin Boise City, thuhet në deklaratën e administratës së qytetit.

Pesë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, shton deklarata. “Ishte diçka katastrofike”, tha Aaron Hummel, shefi i operacioneve në Departamentin e Zjarrfikësve Boise, në një konferencë për media.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e shembjes së hangarit.