3.8 C
Skopje

SHBA dhe BE mbështesin Ballkanin e hapur

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor është i pranishëm virtualisht në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet sot në Ohër.

Escobar, në fjalën e tij, shprehu mbështetjen për nismën e “Ballkanit të Hapur” dhe tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ndihmojnë, nëse është e nevojshme.

“SHBA nuk e sheh Ballkanin Perëndimor nga prizma e probleme të shekullit 20, por nga prizma e mundësive të shekullit 21. Ballkani Perëndimor ka pozitë shumë të mirë gjeografike, ka mundësi të mëdha. Ne e përkrahim dhe duam t’ju ndihmojmë ta ndërtoni Ballkanin Perëndimor

Ka potencial për energji, ka kapacitetet të jetë qendër e gazit natyror, mund ta ndihmojë Europën, të jetë qendër turizmi po ashtu. Ballkani Perëndimor është pjesa e Europës që ka rritjen më të madhe. Do të ballafaqohemi me probleme, por do t’ia dalim”.

Duke folur për “Open Balkan”, Escobar tha se është e rëndësishme të mbetet një projekt ekonomik.

“Duhet të punojmë jo vetëm në bashkëpunimin ekonomik, por bashkëpunim në integrimin e strukturave europiane. Tregjet më të mëdha janë ato europiane, duhet të punojmë për një integrim më të madh europian.

Ne i përkrahim të gjitha inivciativat, Ballkani i Hapur është një ndër to. Besojmë se nëse ka sukses, duhet të jetë e hapur për të gjithë. E rëndësishme të ngelet projekt ekonomik dhe të keni përkrahje më të madhe. Mund të mbështeteni te ne”, tha i dërguari i SHBA-së për rajonin, në lidhjen virtuale nga Sarajeva.

Këtu dëshiroj të jap disa propozime: Ka shumë mundësi për integrime, ju jap kurajo liderëve të kërkojnë mënyra si të bashkëpunojnë. Duhet të keni një plan për zhvillim institucional. P.sh. krijimi i më shumë kushteve për investitorët, më shumë kontrolle pë rata që shmangin tatimet. Përkrahim liderët që të kenë më tepër interes të bashkëpunojnë”.

Tri nismëtarët, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Aleksander Vuçiç, presidenti i Serbisë dhe Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, e ideuan këtë koncept me qëllim të krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.