Zëvendëskryeministri i Parë, Artan Grubi, ka publikuar foto dhe video nga koncerti i mbrëmshëm me rastin e shënimit të përvjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Shiu nuk i pengoi mijëra të pranishmit të argëtoheshin në performancat muzikore të disa yjeve të muzikës.
Grubi ka veçuar momentet më interesante:
– Mirëmëngjes njerëzve më të mirë në botë.
Le ta fillojmë ditën me këtë video të mrekullueshme nga festivali i mrekullueshëm i mbrëmshëm!
Ju dua shumë!”, ka shkruar ai në postim.
Në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për herë të parë organizoi edhe Shkollën për liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue” dhe përmes kësaj shkolle pjesëmarrësve të rinj ju mundësia të përfitojnë dije lidhur me funksionimin e sistemit politik në vend.
Me këtë rast shprehim falenderim të veçantë për të gjithë pjesëmarësit që ishin mbi 90 në numër si dhe ligjëruesit: Prof. Dr Lidija Georgieva, Prof. Dr. Gordan Georgiev, Xhelal Hoxhiq, Robert Allagjozovski, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Prof. Dr. Rizvan Sulejmani, Doc. Dr Vedije Ratkoceri, Xhabir Deralla dhe ish ambasadorin shqiptar Arben Çejku.
Qëllimi i Shkollës për Liderë të rinj ishte përvetësimi i njohurive të reja dhe përsosja e aftësive drejtuese për mundësi dhe kontribut për të ardhmen, në zhvillimin pozitiv të shoqërisë, zbatimi i politikave që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, avancimi i marrëdhënieve ndëretnike, menaxhimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, kohezioni social, demokracia konsensuale, integrimi, ndërtimi i paqes dhe bashkëjetesës ndërmjet bashkësive etnike dhe integrimi i qytetarvëve në jetën publike, sociale, ekonomike dhe kulturore gjithashtu ishin pjesë e ligjëratave në kuadër të Shkollës për Liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”.
Shihemi vitin tjetër, ju faleminderit
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1105839460312800