0.8 C
Skopje

Shkarkimi i Tedesco, ja kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Leipzig

schedule12:55 – 7 Shtator, 2022

Pesë pikë në 5 ndeshjet e para në Bundesligë dhe humbja në debutimin e tij në Champions League në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk i kushtoi stolin Domenico Tedesco.

Tani Leipzig është në kërkim të një pasardhësi, të cilin do të nis nga puna për ta gjetur përpara ndeshjes së rëndësishme në kampionat ditën e shtunë ndaj Borussia Dortmund.

Nuk dihet ende se kush do ta drejtojë skuadrën, por sipas “Sky Germany”, kandidati kryesor për momentin është Marco Rose , i cili aktualisht është i lirë pasi ka drejtuar Borussia Dortmund sezonin e kaluar. /f.a/abcnews.al