09/09/2024

Veprimi i VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Maqedonisë, respektivisht paraqitja e 36 deputetëve të opozitares për fjalë dhe duke mbrojtur me çdo kusht ministrat, Azir Aliu dhe Fatmir Mexhiti është tregues se pikërisht VMRO-DPMNE-ja e Hristian Mickoskit është inicatore për “përçarjen” e partisë që deri para kësaj përçarje, renditej si e dyta sipas numrit të deputetëve në bllokun politik shqiptar.

Se VMRO-ja dëshiron “shqiptarët” e dobët dhe të përçarë u dëshmua sot duke tentuar që sa më shumë të blejnë kohë dhe me fjalime miradie ti përcjellin ministrat që pritet të shkarkohen.

Përveç ministrave, deputetët e VMRO-së janë vendosur edhe në mbrojtje të Taravarit, kjo u pa në momentin kur po mbante fjalim kryeministri Talat Xhaferi dhe për një moment “reagimi” epik në mbrojtje të kreut të Gostivarit u ngritën deputetët e VMRO-së.

E ministrat kundër të cilëve është filluar procedura për shkarkim edhe pse janë shqiptar më lehtë u vjen të flasin e lexojnë në gjuhën maqedonase.

Fatmir Mexhiti fjalimin e tij të gjatë e kishte vetëm në gjuhën maqedonase, kurse ai informatikës, Azir Aliu në tabelën informuese të në Kuvend e kishte në gjuhën maqedonase dhe jo shqipe, siç edhe e lejon ligji.