25/06/2024

Brazili, konsumatori i dytë më i madh në botë i kokainës, ka njoftuar zhvillimin e një trajtimi të ri inovativ për varësinë ndaj drogës. Siç raporton AFD, me emrin “Calixcoca”, vaksina eksperimentale ka rezultuar veçanërisht inkurajuese në testet e kryera në kafshë laboratorike.

Deri më tani, rezulton se ilaçi i prodhuar, shkakton një përgjigje imune që parandalon kokainën të arrijë në tru, duke rritur shpresat e studiuesve për të ndihmuar përdoruesit të thyejnë “ciklin” e varësisë.

E thënë thjesht, ata që ishin të varur nga kokaina nuk janë më të varur nga ajo drogë e veçantë.

“Nëse trajtimi i vaksinës merr miratimin nga autoritetet kompetente, kjo do të jetë hera e parë që varësia ndaj kokainës do të luftohet me një vaksinë”, tha psikiatri Frederico Garcia, koordinator i ekipit që zhvilloi formulimin e injektimit në Universitetin Federal të Minas Gerais.

Ekipi që zhvilloi vaksinën fitoi vlerësimin kryesor javën e kaluar, me vlerë 500.000 €, në çmimet Euro Health Innovation for Medicine në Amerikën Latine, të sponsorizuar nga kompania farmaceutike Eurofarma.

/abcnews.al