Një shofer që po transportonte 17 emigrantë ka goditur një semafor në Strumicë, duke lënduar pasagjerin e tij nga fshati Bllacë dhe një nga 17 emigrantët. Nga MPB thonë se 6 nga 17 emigrantët janë të mitur.
“Me datë 20.08.2023 në ora 20:00 në Stacionin Policor Strumicë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Klimenti i Ohrit” dhe “Bashkim Vëllazërimi” në Strumicë, personi duke drejtuar veturën e udhëtarëve “Volkswagen Tuareg” ka goditur një semafor, pas çka drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Në momentin e aksidentit në automjet po transportoheshin 17 emigrantë nga Siria, nga të cilët 6 të mitur dhe N.B.(45) nga fshati Bllacë, komuna Çuçer Sandevës. Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda pasagjeri N.B. dhe një person tjetër emigrant”, thonë nga MPB.