0.8 C
Skopje

“Showbizzi është plot intriga, lot, buzëqeshjesh të shtirura…”, Ronela Hajati ka një arsye të fortë pse nuk e lë muzikën


schedule18:02 – 7 Shtator, 2022

Ronela Hajati ka ndarë disa video nga performanca elektrizuese gjatë koncertit në sheshin “Skënderbej”. Këngëtarja reflekton mbi sfidat me të cilat është përballur për t’u bërë pjesë e showbizz-it ndërsa shton se dhe madje ka menduar të tërhiqet nga muzika. Megjithatë, ajo shton se kur shikon impaktin që ka te publiku, e vetmja gjë që mendon është: Sapo ka filluar.

“Dje ishte një çmenduri në vendin tim TIRANA! Qyteti im i bukur. Artist lind, kënga është pasion, këngëtare zgjedh të bëhesh! Më kujtohet para 15 viteve e në vazhdim statuset e pafajshme rëndom nëpër Facebook ku të gjithë e përdornim si prift atëherë… Shumica e të miave ishin: Do e lë muzikën/ Nuk këndoj më/ Ndodhi X gjë dhe nuk këndoj më/ Unë nuk bëj më këngë! Ka qenë e vetmja gjë që s’e kam mbajtur fjalën në jetë!

Po…showbizzi është i mbushur me intriga, thyerja të mëdha zemre, ëndrrash, shpresash, lot pafund, buzëqeshje të shtirura, sekrete… Ama kur imazhi yt çon njerëzit në këmbë dhe pavarësisht të gjithave emrin tënd e thërrasin me mijëra njerëz, e vetmja gjë që them është: SAPO KAM FILLUAR. Ju dua me shpirt”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit.

 

/abcnews.al