27/03/2025

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një apartament në Kumanovë. Si pasojë, gjithçka materiale është shkatërruar, ndërkaq me lëndime ka përfunduar edhe pronari i tij, bëri të ditur Policia, transmeton TV21.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mosha Pijade” në Kumanovë.

“Sot (18.01.2024) në ora 13.40 në SPB Kumanovë është denoncuar se në një apartament në rrugën “Mosha Pijade” në Kumanovë, në pronësi të F.D.(30) është shkaktuar zjarr nga shpërthimi i bombolës së gazit, pas çfarë apartamenti është djegur tërësisht. Nga zjarri lëndime të rënda trupore ka marrë pronari i cili është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për marrjen e ndihmës mjekësore. Ekipi i Njësiti territorial të kundërzjarrit Kumanovë e ka shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e MPB-së.