09/12/2024

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se Shpresim Ferati do të jetë drejtor i Spitalit Klinik të Tetovë, marrë parasysh se drejtori i deritanishëm, Ilir Demiri, tashmë është emëruar ministër i Shëndetësisë, përcjell TV21.

“Dr. Shpresim Ferati është drejtori i ri i Spitalit Klinik të Tetovës. Ferati është i dëshmuar në fushën e tij dhe plotëson kërkesat për pozicionin që kryen. I uroj shumë suksese, besoj se me të spitali i Tetovës do të vazhdojë të shkruaj histori suksesi”, deklaron ministri i Shëndetësisë dr. Ilir Demiri.