0.8 C
Skopje

Shqipëri – Kosovë me një president? Rama: Thaçi do të ishte kandidat i shkëlqyer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

I pyetur nga gazetarja e ABC, Rama tha se Hashim Thaçi do të ishte një kandidat i shkëlqyer.

Rama tha se momentalisht ish-presidenti i Kosovës ndodhet në Hagë ku po gjykohet për krime lufte.

“Do të kishim vënë Thaçin dhe do të ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje dhe kënaqësi. Por ai nuk është i pranishëm, në jetën e bashkësisë qytetare, si qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces që mos e them këtu si është”, tha Rama.