Pas atmosferës elektrizuese që u krijua mbrëmë në Shkup në Sheshin Skënderbeu ku performuan, Ledri, Dafina, Bardhi dhe Three Dots radhën e ka Tetova.
Në sheshin Iliria në Tetovë sonte pritet të jetë edhe më e zjarrtë atmosfera sepse para tetovarëve do të perfomojnë këngëtarët e përzgjedhur dhe ndër më të mirët e estradës si Tayna, Nora, Getoar Selimi dhe Kida apo edhe tetovari S4MM.
Koncerti organizohet në vigjilje të 20 vjetorit të themelimit të BDI-së.