08/09/2024

Marrëveshja e Përzhinos është në fuqi dhe do të ketë kryeministër teknik, në këtë vazhdë ai do të jetë shqiptar. Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21.

Më tej tha se kryeministri teknik nuk i takon opozitës. “Në suaza të asaj është edhe kryeministri teknik… Nuk e merr opozita kryeministrin. I merr tre ministri. A do të kemi edhe me kryeparlamentar shqiptar dhe kryeministër, presidenti do të jetë problem…?

Qasja e frikës se do të bëhen të gjithë shqiptar, është qasje diskriminuese, mos të them term më i rëndë”, tha Xhaferi teksa foli për VMRO-DPMNE-në.