18.8 C
Skopje

Shuhet aventura pa nisur ende? Kessie mund të përfundojë me parametra zero

schedule11:08 – 11 Gusht, 2022

Franck Kessie mund të bëhet një lojtar me parametra zero duke filluar nga dita e shtunë.

Ai ende nuk është regjistruar te klubi i Barcelonës edhe pse ka firmosur një kontratë. Nëse ai nuk regjistrohet, mesfushori mund të mendojë si alternativë largimin ende pa filluar.

Kjo situatë e tij ka rënë në sy të Juventusit. Sipas “Corriere della Sera”, klubi i “Zonjës së Vjetër” po mendon të plotësojë vendin boshë të lënë nga Pogba, pasi francezi është dëmtuar dhe do të mungojë gjatë. Kështu, Juventus nuk do të harxhonte para nëse Kessie do të vendoste të ishte një lojtar me parametra zero.

Gjithashtu, tifozët e Milanit kanë filluar të ëndërrojnë një rikthim të tij./ h.ll/abcnews.al