16.8 C
Skopje

Shuhet ish-mbrojtësi i Milanit që fitoi Champions-in e parë

schedule13:51 – 12 Korrik, 2022

Victor Benitez, fitues i Champions League me Milanin në vitin 1963, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 86-vjeçare.

Ai ishte titullar në finale kundër Benfica dhe festoi Champions-in e parë, që mori një klub italian.

Peruani, i cili aktivizohej si qendërmbrojtës dhe mesfushor shkatërrues, në Itali ka luajtur edhe me Messinën, Interin dhe Romën, ndërsa në Argjentinë me Boca Juniors. / abcnews.al