Një pyetje e ligë që zgjoi shumë reagime iu bë banores Mbresa Hajrullahu në darkën e të nominuarve në Big Brother Vip Kosova.
Asaj iu bë pyetja nëse dëshira për t’u futur mes ciftesh i vie nga mllefi i ndarjes së prindërve të saj.
Këtë të diel në “Big Talk” ishte e ftuar motra e konkurrentes, Andisa Hajrullahu, njofton Klankosova.tv.
“Mbresa në momentin që e ka ndarë historinë, së pari mendoj që meriton me u përgëzu që ka pasur guximin me nda një histori të tillë dhe dy nga problemet e saja më të mëdha ndoshta në jetën e saj. Mbresa e ka tregu historinë për një lloj sensibilizimi me nda ato emocione me njerëzit që kalojnë të njëjtën ngjarje në jetën e tyre, dhe e kemi pritur që ka me pasë mundësi me u paragjyku, por të përdoret deri në atë pikë historia e saj ka qenë shumë e ulët”, tha e motra.
Për të kuptuar se cfarë zëmërimi shkaktoi të familjaret pyetja që iu bë këngëtares nga Ferizaji, klikoni klipin, dhe emisionin e plotë: