13/04/2024

Jo tani por që moti, kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska, ka shprehur shqetësimet e veta për të drejtat e serbëve në Maqedoni dhe lidhur me bashkëpunimin me Serbinë,

Ja çka ka shkruar ajo në faqen e vet të FB në maj të vitit 2019:

“Në tablonë e ngushtë dykombëshe të Republikës se Maqedonisë e cila është imponuar nga qeveria aktuale, grupet më të vogla etnike janë harruar.

Komuniteti serb është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.

Në momentet kyçe të luftës sonë për te drejtën dhe drejtësi në Maqedoni, si dhe gjatë LNÇ ata ishin bashkëluftëtarë në të cilët mund të mbështeteshim. Edhe sot komuniteti serb kontribuon shumë në të gjitha fushat e shoqërisë për përparimin e shoqërisë sonë të përbashkët, për të cilën i falënderoj sinqerisht!

Kur flas për diplomacinë joefektive të Zaevit, kam parasysh edhe nivelin me te ulët historik ne marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë. Unë si presidente përveç të tjerëve, do të marr parasysh edhe marrëdhëniet strategjike me Serbinë, por do të përdor të gjithë mekanizmat në suaza te kompetencave për avancimin e pozitës së serbëve në Republikë Maqedonia. Sepse Maqedonia është shtëpia jonë e përbashkët!”