25/02/2024

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami vazhdon të thurrë lavde dhe ellozhe për Hristian Mickoskin dhe vazhdon ta luaj rrolin e zëdhënësit të VMRO-së opozitare në çdo paraqitje mediatike.

Së fundi, gjersa ishte në emision debativ mbrëmë, Kasami ka thënë se VMRO-ja e Mickoskit është më e mirë se ajo e Gruevskit dhe se kjo e Mickoskit i dëshiron shqiptarët.

Ai pa u hamendur fare ka folur për strategjinë politike të VMRO-së, parti me të cilën Lëvizja Besa koordinohet në Kuvend.

“Lidershipi aktual i VMRO-së ka treguar se do të krijojë një shtet ku shqiptarët dhe maqedonasit do të bashkëjetojnë dhe do të shohin shtetin si të vetin. Pra, ne flasim për një situatë kur e kemi jetuar në lëkurën tonë atë qeverisje të VMRO-së me Nikolla Gruevskit”, tha mes tjerash Kasami.